Tiranë, shp*rthim me trit*l në derën e banesës së gruas së…
Një shp*rthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë
, ku objektiv ka qenë dera e hyrjes së një banese në një pallat.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se sasia e trit*lit ka shpë*thyer në derën e banesës së një gruaje të divorcuar, e cila jetonte së bashku me dy djemtë e saj.
Si pasojë e shp*rthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse.Nuk ka ende informacion nëse gruaja apo familjarët e saj kanë pasur konflikte të mëparshme që mund të lidhen me ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e shp*rthimit, për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një akt intimidimi apo për ndonjë konflikt të mëparshëm.
Grupi hetimor pritet të mbledhë dëshmi nga banorët e pallatit dhe të verifikojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.
